Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Gogu prezanton amnistinë në Komisionin e Ligjeve: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, përjashtohen korrupsioni dhe krimi i organizuar

8 Qershor 13:43

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut projektligjin “Për Dhënie Amnistie”, duke theksuar se bëhet fjalë për një instrument të politikës penale që synon rehabilitimin dhe riintegrimin e kategorive me rrezikshmëri të ulët, pa prekur autorët e veprave më të rënda penale.

Në fjalën e tij, ministri nënvizoi se rreth 380 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Ai sqaroi se asnjë person i dënuar për korrupsion, krim të organizuar, terrorizëm, trafikim, pastrim parash, krime seksuale apo çështje në juridiksionin e SPAK dhe GJKKO nuk përfiton nga kjo amnisti.

“Ky nuk është ligj për të harruar krimin. Është ligj për të dalluar, me saktësi juridike dhe me përgjegjësi shoqërore, mes atij që vazhdon të përbëjë rrezik për shoqërinë dhe atij për të cilin shteti vlerëson se qëllimi i dënimit është arritur”, u shpreh Gogu.

Sipas projektligjit, nga amnistia përfitojnë burrat me dënim deri në tre vjet ose me më pak se tre vjet dënim të mbetur për të vuajtur, gratë me dënim deri në katër vjet ose me më pak se katër vjet dënim të mbetur, burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç, si dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç në momentin e kryerjes së veprës penale.

Projektligji parashikon gjithashtu ulje dënimi me një vit për burrat dhe me një vit e gjysmë për gratë dhe të miturit që nuk përfitojnë lirim të menjëhershëm.

Ministri theksoi se të drejtat civile të viktimave mbeten plotësisht të paprekura, pasi amnistia prek vetëm marrëdhënien penale mes shtetit dhe autorit të veprës, ndërsa e drejta për dëmshpërblim vijon të mbrohet nga ligji.

Gogu u ndal edhe te ndikimi i amnistisë në sistemin penitenciar. Aktualisht, burgjet shqiptare kanë një kapacitet prej 5,292 vendesh dhe strehojnë 4,769 persona. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, zbatimi i amnistisë do të sjellë uljen e nivelit të zënies në sistem, duke krijuar kushte më të mira për trajtim, rehabilitim dhe riintegrim.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura gjatë diskutimit, ministri theksoi se amnistia është një instrument i njohur i politikës penale në demokracitë europiane dhe se standardi europian nuk është ndalimi i amnistive, por përjashtimi i korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda nga çdo përfitim i mundshëm.

Në përfundim, Gogu deklaroi se projektligji bazohet në parimin e dallimit midis krimeve që vazhdojnë të paraqesin rrezik të lartë për shoqërinë dhe atyre rasteve ku rehabilitimi konsiderohet i mundur, duke e cilësuar këtë si një element thelbësor të drejtësisë moderne.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Amnisti Toni Gogu

Nga e njëjta kategori

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

më shumë...

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!

më shumë...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

më shumë...

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.