E hënë, 23 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:15 Në vijim ora 23:15: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vuçiç: Nëse më arrestojnë, do të hyj në grevë urie, miliona serbë do të dalin në rrugë

Aleksandar Vuçiç ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, ndërsa ka komentuar zërat për një arrestim të tij.

Kreu i grupit parlamentar “Serbia po fiton” ka deklaruar se, nëse ndaj tij ndërmerret ndonjë përpjekje për arrestim, do të nisë grevë urie, duke pretenduar se një veprim i tillë do të nxiste daljen e një milion qytetarëve në rrugë.

Në një intervistë për televizionin “Pink”, Vuçiç theksoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet apo të largohet nga skena politike, pavarësisht zhvillimeve dhe presionit ndaj tij.

Duke komentuar qëndrimin e Listës Studentore, e cila, sipas deklaratës së tij, ka shumicën në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç u shpreh se përfaqësuesit e saj janë të përqendruar te dëmtimi i kundërshtarëve politikë.

“Çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në momentin që kjo të ndodhë? Unë nuk jam Marinika (Tepiç) apo Boško (Obradović), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Për mua nuk ka asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, deklaroi Vuçiç në televizionin “Pink”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.