Subscribe

Pas zhvlerësimit drastik për 6 muaj më radhë, Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërhyrje në tregun valutor, për të ndalur rënien e mëtejshme të monedhës evropiane. Institucioni monetar do të blejë një sasi  valute në treg, një masë e veçantë kjo e cila pritet të japë efekt gradual. Lajmin e bëri të ditur guvernatori Genti Sejko, i cili tha se gjatë muajit Maj euro ka dalë përtej parametrave.

 

“Duke u nisur nga nevoja e krijimit të kushteve të duhura monetare për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, si dhe duke reflektuar mbi reduktimin e hapësirës së përdorimit të instrumentit tradicional të politikës monetare, normës bazë të interesit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi ndërmarrjen e operacioneve të blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Këto operacione do të ndërmerren në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullativ. Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të. Operacionet e blerjes së valutës do të ruajnë kohëzgjatjen e nevojshme dhe të mjaftueshme për përmbushjen e objektivave tanë.”

 

Guvernatori tha se leku po forcohet për shkak të ofertës së lartë për valutë dhe për shkak të konvertimit të kapitalit të disa bankave. Ai u bëri sërish thirrje agjentëve ekonomik që të mos bëjnë lëvizje të pastudiuara në treg.

 

Në konferencën e përmuajshme për shtyp, guvernatori bëri publik edhe një tjetër vendimmarrje të Këshillit Mbikëqyrës, atë të uljes së normës bazë të interesit të lekut me 0.25% . Me këtë lëvizje norma bazë ka arritur në 1 %.

 

Monedha europianë preku rekordin prej 124 lekë. Ky zhvlerësim i njëpasnjëshëm është shoqëruar edhe me  paqartësi në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *