Subscribe

Policia ka finalizuar operacionin antikanabis të koduar “Malësia e Krujës” nga ku 19 persona janë arrestuar e 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Operacioni u ndërmorr nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës pas një hetimi 3 mujor.

 

Në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;

M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;

L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;

N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;

R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;

E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;

K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;

A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;

F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;

A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;

G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

Si dhe u bë ndalimi me iniciativë për shtetasin: A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

 

Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 shtetasve të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga policia 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *