Policia e Lushnjes arrestoi një shtetas pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë Cannabis Sativa.

Rasti i kultivimit të bimëve narkotike u evidentua në fshatin Ardenicë.

Për këtë vepër penale u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A.K, 20 vjeç, banues në Kolonjë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *