Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

20 Korrik 18:28

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, sipas të cilit konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët për cirrozën, kancerin e mëlçisë dhe vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet e këtij organi.

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 350 mijë personave dhe i ndoqën ata për 13 vjet. Rezultatet treguan se ata që konsumonin 5 ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 32% më pak rrezik për cirrozë, 47% më pak rrezik për kancer të mëlçisë dhe 42% më pak rrezik për të humbur jetën nga sëmundjet e mëlçisë.

Ndërkohë, edhe konsumimi më i moderuar, rreth 1 deri në 4 filxhanë në ditë, u shoqërua me ulje të dukshme të rrezikut, ku efekti më i fortë u vu re te ata që konsumonin 3 deri në 4 filxhanë në ditë.

Gjithashtu, konsumuesit e kafesë kishin më pak yndyrë, inflamacion dhe fibrozë në mëlçi, ndërsa analizat e gjakut tregonin tregues më të mirë të funksionit të këtij organi. Përfitime të ngjashme u vunë re si te kafja me kafeinë, ashtu edhe te ajo pa kafeinë, duke sugjeruar se efekti mbrojtës nuk lidhet vetëm me kafeinën.

Megjithatë, autorët theksojnë se nuk rekomandohet që njerëzit të fillojnë të pinë kafe vetëm për të mbrojtur mëlçinë. Ata këshillojnë që parandalimi i sëmundjeve të mëlçisë të mbështetet kryesisht në një stil jetese të shëndetshëm, duke mbajtur peshën nën kontroll, duke kufizuar alkoolin, duke kryer aktivitet fizik të rregullt dhe duke monitoruar sheqerin në gjak, tensionin arterial dhe kolesterolin.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Kafeja Mëlçi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Horoskopi i së hënës, java nis me lajme për 3 shenja, çfarë kanë rezervuar yjet për të tjerët

më shumë...

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temperatura gjatë natës mund të ndikojë më shumë nga sa mendoni

më shumë...

“Financat kërkojnë planifikim”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.