E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dosja “Partizani”/ Paraqitet ne GJKKO për të dëshmuar ish-Presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të dëshmojë në procesin për dosjen “Partizani”.

Topi është paraqitur i vetëm në ambientet e GJKKO-së, ndërsa sot zhvillohet seanca e gjykimit në themel për çështjen që lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në këtë proces, të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, ndërsa gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor janë thirrur për të dëshmuar disa figura të njohura të politikës.

Reklamë

Bamir Topi është dëshmitari i radhës në këtë dosje. Para paraqitjes së tij në gjykatë, Sali Berisha ishte pyetur nëse dëshmia e ish-presidentit do të ishte në favor të tij. Berisha u shpreh se nuk ka nevojë për dëshmi në favor të tij, duke deklaruar se sipas tij nuk ka pasur shkelje ligjore në këtë çështje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë