E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, nuk dihet nëse kryeministri do të bëjë ndryshime në  qeveri

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë e Partisë Socialiste.

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në zonën e Gjirit të Lalzit dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Bëhet me dije se protestat që kanë përfshirë Tiranën dhe zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë temat kryesore që do të adresojë kreu i qeverisë.

Gjithashtu edhe iniciativat si “Prania Besnike” do të marrim vëmendjen. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Rama do të adresojë pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se me anë të ministrit të Drejtësisë, shefi i ekzekutivit ka kërkuar që ai të japë dorëheqjen.

Nuk dihet nëse kryeministri do të vendosë të bëjë  ndryshime në kabinetin qeveritar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.