Bota
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, dy anije nafte përfshihen nga flakët

Dy cisterna nafte janë përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, pas shpërthimeve të shkaktuara nga goditja e minave detare.
Lajmi është konfirmuar nga Garda Revolucionare iraniane, përmes një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve ISNA.
Sipas raportimeve, njëra prej anijeve të përfshira në incident është një supercisternë.
“Dy anije cisternash nafte që po kalonin zonën e kufizuar jugore të Ngushticës së Hormuzit u goditën nga një shpërthim i madh pasi kanë goditur mina detare”, thanë ata.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




