E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama mbledh grupin e PS e qeverinë, në takim pritet të diskutohet angazhimi i përbashkët gjatë verës

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.

Ky takim i zgjeruar do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ndërsa çështjet që pritet të diskutohen ende nuk janë bërë me dije për ligjvënësit socialistë.

Mbledhja e grupit dhe qeverisë vjen vetëm një ditë pas përfundimit të këtij sesioni parlamentar, në 23 korrik.

Ndërkohë, pritet që kryeministri Rama tu japë porosi deputetëve dhe ministrave për angazhimin e tyre, deri në rinisjen e punimeve të parlamentit, në vjeshtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë