Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi që po...

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin 3.1 kg...

Arrestimet e prodhuesve të dronëve në Rusi vënë në...

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet një nga autorët,...

Pamje të reja nga arrestimi i El Chapos, si...

Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon diplomaci...

VIDEO/ Momente tmerri për nxënësit në gjimnazin në Filipine,...

Shkoi në plazh vetëm 24 orë pas tërmetit vdekjeprurës,...

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot

20 Korrik 14:47

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë të Evropës, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi rëndësinë e forumit për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Evropë.

Begaj deklaroi se Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare dhe mikpritjes, duke i cilësuar këto si pjesë të identitetit kombëtar.

“Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare si dhe mikpritjes. Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë dhe uroj që, gjatë qëndrimit tuaj, t’i prekni nga afër”, u shpreh Presidenti gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë.

Kreu i shtetit u ndal edhe te periudha e diktaturës komuniste, gjatë së cilës Shqipëria u shpall vend ateist dhe objektet e kultit u shembën ose iu ndryshua funksioni.

“Megjithëse regjimi diktatorial e shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, shembi objektet e kultit apo ndryshoi destinacionin e tyre, ai nuk arriti dot të zhbënte besimin e shqiptarëve në Zot”, deklaroi Begaj.

Presidenti vlerësoi gjithashtu rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare.

Sipas tij, në një kohë kur bota përballet me polarizim, konflikte dhe sfida të shumta, dialogu ndërfetar mbetet një mjet i rëndësishëm për ndërtimin e besimit, solidaritetit dhe paqes.

Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj, duke promovuar modelin e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BEgaj

Nga e njëjta kategori

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi që po trondit SHBA-në, nëna akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj

më shumë...

Arrestohet autori i vrasjes së turistit francez, ishte fshehur në bagazh makine

më shumë...

Detaje nga vrasja e turistit francez në Ksamil, autori ishte roje plazhi, shkak i sherrit dyshohet një vajzë

më shumë...

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin 3.1 kg nga fshikëza e një 55-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:33

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi...

10:26

Arrestohet autori i vrasjes së turistit francez,...

10:18

Detaje nga vrasja e turistit francez në...

10:14

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin...

10:09

Zjarri në pyjet e Tërbunit, nis ndërhyrja...

9:58

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën...

9:56

Arrestimet e prodhuesve të dronëve në Rusi...

9:48

24 vatra zjarri në 24 orët e...

9:37

Aksident i trefishtë në Kosovë, një i...

9:32

Fluks i madh në Portin e Vlorës,...

9:31

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet një...

9:29

Pamje të reja nga arrestimi i El...

9:13

Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk...

9:11

VIDEO/ Momente tmerri për nxënësit në gjimnazin...

9:03

Shkoi në plazh vetëm 24 orë pas...

8:53

Parashikimi i motit për ditën e sotme

8:41

FOTO/ Ky është i riu nga Hasi...

8:27

“Mund të marrësh një lajm pozitiv në...

8:21

Ambulanca përplas makinën me targa greke në...

8:18

I riu nga Hasi vret me thikë...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.