Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Mbyllen aplikimet për drejtuesit e 6 departamenteve të Policisë së Shtetit, 9 kandidatë në garë

20 Korrik 11:18

Është mbyllur afati i aplikimeve për garën e drejtuesve të 6 departamenteve kryesore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Afati u mbyll më 17 korrik, ndërsa burime bëjnë me dije se kanë aplikuar 9 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për drejtimin e strukturave më të rëndësishme të institucionit.

Për drejtimin e strukturave më të rëndësishme të Policisë konkurrojnë Pëllumb Seferi, Artan Barjaktari, Lorenc Panganika, Saimir Muça, Hergis Jica, Idajet Faskaj, Ferdinand Mara, Alban Dauti dhe Lufti Minxhozi.

Departamentet për të cilat është zhvilluar konkurrimi janë Departamenti për Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Shërbimet Mbështetëse, Rendin dhe Sigurinë Publike, Teknologjinë e Informacionit dhe Kufirin dhe Migracionin.

Procesi i konkurrimit u hap me urdhër të kryepolicit Skënder Hita dhe synon për herë të parë të zgjedhë me konkurs drejtuesit e rinj.

Pak muaj më parë gara për departamentet u anulua pas padisë së ish-drejtueses së BKH-së, Aida Hajnaj, në Gjykatën Administrative, e cila nuk u kthye në të njëjtin post që ka mbajtur më parë në Policinë e Shtetit. Emërimi i saj më vonë si drejtuese departamenti, liroi situatën.

Sipas kritereve të përcaktuara në ligjin e Policisë së Shtetit, kandidatët duhet të mbajnë gradë të rolit të mesëm drejtues, të mos kenë masa të rënda disiplinore gjatë tre viteve të fundit, të mos kenë konflikt interesi dhe të plotësojnë kriteret ligjore e shëndetësore për ushtrimin e funksionit.

Në ditët në vijim pritet të zhvillohen fazat e mëtejshme të vlerësimit nga një komision i posaçëm në Policinë e Shtetit, në përfundim të të cilave do të përzgjidhen drejtuesit e rinj të gjashtë departamenteve të Policisë së Shtetit.

Emërimi i tyre bëhet me propozim të kryepolicit dhe firmë të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Kjo pritet të jetë hera e parë dhe e fundit që drejtuesit e departamenteve zgjidhen me konkurs, pasi në Kuvend pritet të kalojnë ndryshimet në ligjin e policisë, i cili heq garën në nivelet më të ulëta drejtuese, përveç drejtorit të përgjithshëm.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Gare polici e shtetit

Nga e njëjta kategori

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse dhe helikopterët vijojnë operacionin

më shumë...

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me shpejtësi, shkrumbohen dy objekte të pabanuara

më shumë...

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni i vështirë favorizojnë përhapjen e flakëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:18

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i...

8:13

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse...

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.