E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën! Vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier-Vlorë.

Flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të bimësisë në anë të rrugës, duke krijuar vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Tymi i dendur i shkaktuar nga zjarri ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në këtë segment rrugor, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve ka shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në zonë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera.

Reklamë

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në autostradën Fier-Vlorë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë deri në normalizimin e plotë të situatës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë