E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner tërheqin vëmendjen në finalen e Botërorit (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa  dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, janë shfaqur së bashku në finalen e Kupës së Botës. Çifti tërhoqën vëmendjen e kamerave me paraqitjen e tyre.

Këngëtarja dhe aktori ndoqi nga afër finalen e zhvilluar të dielën, më 19 korrik, mes Spanjës dhe Argjentinës.

Kamerat i filmuan teksa largoheshin nga stadiumi të kapur për dore, shkruan Daily Mail. Nga fotot e publikuara, Dua Lipa dhe partneri i saj kishin zgjedhur një stil casual.

Dyshja u martua dy muaj më parë në Londër dhe festuan martesën me një ceremoni tre-ditore në Palermo të Siçilisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh