Një zjarr përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës këtë të hënë.
I favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri u përhap me shpejtësi, duke iu afruar banesave dhe duke krijuar rrezik për përfshirjen e tyre nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave pranë.
Falë ndërhyrjes së tyre, u bë e mundur frenimi i përhapjes së flakëve drejt zonës së banuar.
Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vijon, ndërsa autoritetet mbeten në terren për të monitoruar situatën dhe për të eliminuar çdo rrezik të ri.
/vizionplus.tv





