E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Kronikë

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Çermë-Divjakë, një viktimë dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.

Vizion Plus mëson se dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Opel, 39-vjeçari Barjam Kaçani. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Reklamë

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë