E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Kronikë

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

 Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Novos, në Zvërnec.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, Mehmeti po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit.

Reklamë

Për pasojë, motori u rrokullis disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Edhe pse në vendngjarje u ndërhy menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, gazetari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Reklamë

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë