Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi arrestimin e Lefter Kokës për aferën e inceneratorëve.

 

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se pas 24 orësh, kreut të qeverisë i erdhi zëri dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve.

 

Por, sipas Kryemadhit, afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar.

 

“Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale. Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit. Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës. Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës. Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare. Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *