Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk...

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, 7 viktima dhe disa...

Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për...

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën me bisht...

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD: Cilat ishin...

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati...

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë rrezikojnë ndëshkimin...

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri:...

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3...

Izraeli: Sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar raketa në Liban

31 Korrik 20:31

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në Liban.

Izraeli ka sulmuar disa herë në Liban, pavarësisht një armëpushimi të arritur në nëntorin e vitit të kaluar.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se caqet përfshinin “qendrën më të madhe të prodhimit të raketave precize të Hezbollahut”, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur “infrastrukturë që përdorej për prodhimin dhe ruajtjen e armëve strategjike” në jug të Libanit dhe në Luginën Beka.

“Çdo përpjekje e organizatës terroriste për t’u rikuperuar, për t’u riorganizuar apo për të kërcënuar, do të përballet me intensitet të pamëshirshëm”, u zotua Katz.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban o ashtu raportoi për sulme në Beka, që gjendet në lindje, por edhe në jug.

Si ministri Katz, ashtu edhe ushtria izraelite, akuzuan Hezbollahun se po përpiqet të rindërtojë infrastrukturën e tij ushtarake dhe kërkuan që ushtria libaneze të ndërhyjë për çarmatosjen e këtij grupi.

“Ndër objektivat e goditura ishin vendet e prodhimit të eksplozivëve, të cilat përdoreshin për zhvillimin e armatimit të Hezbollahut, si dhe një ndërtesë nëntokësor për prodhimin dhe ruajtjen e armëve strategjike”, tha ushtria izraelite.

“Organizata terroriste Hezbollah u përpoq të rindërtonte objektet dhe kapacitetet, veprime që përbëjnë një shkelje të marrëveshjeve ndërmjet Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite.

Më herët, presidenti libanez, Joseph Aoun, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur ta çarmatosë Hezbollahun, gjë për të cilën vënë nën presion të madh nga SHBA-ja, pavarësisht kundërshtimeve të grupit, i cili pohon se një gjë e tillë do t’i shërbente interesave izraelite.

Hezbollahu dhe Izraeli zhvilluan një luftë dymujore vitin e kaluar, e cila i shkaktoi humbje të mëdha grupit, por ai vazhdon të ketë një pjesë të arsenalit të tij./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Hezbollahu Izrael Liban sulme Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë kurrë të ndërtohet pa leje, u godit zemra e Thethit

më shumë...

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, 7 viktima dhe disa të plagosur

më shumë...

Sëmundjet e rralla te fëmijët, mjekët tregojnë trendin si dhe mënyrat e trajtimit

më shumë...

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën me bisht gjatë uljes (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:31

Rama rikthehet në veri një vit pas...

4:27

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, 7 viktima...

4:22

Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk...

3:56

Sëmundjet e rralla te fëmijët, mjekët tregojnë...

3:29

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën...

3:17

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD:...

3:02

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme...

2:54

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë...

2:11

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar...

2:01

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha...

1:41

Debat për lekët e Kanye West/ PD:...

1:28

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë,...

1:07

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga...

12:07

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e...

12:06

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e...

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.