Mijëra njerëz u mblodhën në Moskë të premten për funeralin e liderit të opozitës Alexei Navalny, i cili u shndërrua në atë që Kremlini nuk donte: një nga mitingjet më të mëdha anti-Vladimir Putin në vitet e fundit.

Më shumë se 45 persona u arrestuan në të gjithë Rusinë të premten t, sipas grupit të monitorimit të të drejtave të njeriut OVD-Info.

Lexo edhe :

Related Posts

Në Moskë, ka të paktën gjashtë arrestime, duke përfshirë një politikan opozitar.

Vetëm në Novosibirsk, 18 u arrestuan, duke përfshirë një deputet lokal.

10 persona të tjerë u arrestuan në qytetin e Yekaterinburg, në Urale, dhe 10 të tjerë në Voronezh, në perëndim, raporton OVD-Info.

Për momentin nuk ka asnjë raport nga autoritetet për numrin e të arrestuarve.

Varrimi u ndoq nga afër nga disa persona, përveç familjarëve, pasi policia ishte kujdesur të rrethonte zonën me hekura, duke lënë jashtë mijëra njerëz.

Në ditën e vdekjes, më 16 shkurt, të paktën 400 persona u arrestuan në të gjithë vendin në demonstrata spontane nga qytetarët që lanë lule në monumentet për nder të liderit të opozitës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *