Gjatë Konferencës së 9-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për investimin në zonën e Zvërnecit.
Ai tha se projekti nuk është finalizuar ende, teksa shtoi se do të jetë një krenari për Shqipërinë, por edhe për Evropën.
Rama: Deri më tani jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar dhe është rënë dakord. Kalendari bëhet gjithmonë e më shumë ambicioz dhe ne duhet të punojmë gjithmonë e më shumë, pa reshtur. Nëse atmosfera do të jetë ajo që kemi, çdo detyrë do të bëhet ashtu siç duhet.
E vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë dhe gënjeshtrat gjejnë më shumë hapësirë, por Komisioni mbetet ai që mban fort objektivitetin, sepse bazohet në fakte. Jam i sigurt se edhe ju do të kishit interes për faktet, do të kuptonit se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Projekti është ende punë në vazhdim, nuk është finalizuar. Dhe vlerësimi i investimit në mjedis është ende në vëzhgim. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar tek e vërteta. Ka vetëm një libër rregullash që vlen për ne: libri i rregullave të standardeve të integrimit. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Evropën. Kjo është ambicia ime.
/vizionplus.tv





