E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria do futet në BE me një sy të mbyllur, analisti: S’na bëjnë ligjet, europianë!

Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e emisionit QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar mbylljen e tre kapitujve të parë të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Sipas Tafanit, Bashkimi Europian ka mbyllur kapitujt e parë për shkak të një vullneti politik për zgjerim më shumë sesa falë arritjeve, pasi ligjet në teori dhe aplikimi në praktikë kanë një mospërputhje dhe nuk janë në të njëjtin nivel.

Reklamë

“Duke qenë se ne ligjet pak a shumë gjithmonë i kemi patur në përputhje me Bashkimin Europian, se një pjesë të mire edhe i kemi kopjuar nga jashtë, nuk kemi çeduar te ligjet, por te praktika. Kur ne kemi çeduar në praktikë ka qenë vullneti politik. Në qoftë se Europa ka një vullnet politik për të të futur, e mbyll njërin sy. Marrim rastin e sotëm, ne kemi mbyllur kapitujt përsa i përket shkencës, kërkimit shkencor dhe arsimit. Ku jemi me ligjet dhe ku jemi me praktikën? Ne e dime se nuk ekziston praktikisht, kërkimi shkencor është thuajse inekzistent. Praktika dhe ligjet bien në sy që nuk jnaë në të njëjtin nivel. Ne jemi mire nga ana ligjore, e kemi krijuar, por praktikisht çalojmë në terren”, tha Tafani.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë