Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në...

Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3...

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për...

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në...

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2 mijë subjekte...

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të përballemi me...

Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

7 Dhjetor 09:37

Euro e nisi javën me rënie të mëtejshme ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 120.92 lekëve, duke rënë për herë të parë këtë vit poshtë nivelit të 121 lekëve.

 

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit të euros me lekun që nga gushti i vitit 2019.

 

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e Euros shpjegohet kryesisht me kërkesën e paktë për të në raport me prurjet e saj, që ngelen në nivele të larta.

 

Nënçmimi i euros në nivele të tilla në këtë periudhë të vitit nuk është i zakontë, për më tepër që zhvillimet ekonomike, në teori, nuk duket se e favorizojnë një rënie të këtyre përmasave.

 

Sipas Instat, për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përmirësimi i kërkesës së brendshme dhe sidomos rritja e çmimeve ka sjellë një rritje të ndjeshme të importeve. Në veçanti, blerjet në vlera të mëdha të energjisë elektrike pritej që të ushtronin një ndikim më të ndjeshëm dhe më të zgjatur në kursin e këmbimit mes euros dhe lekut.

 

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, në mënyrë, deri diku të papritur, euro në javët e fundit po shënon një cikël të ri të mbiçmimit. Një faktor që mund të shpjegojë deri diku këtë tendencë mund të jetë edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh i muajit nëntor. Duke qenë se shpenzimet e qeverisë shqiptare janë kryesisht në lekë, pjesa e Eurobondit që do të përdoret për të shlyer deficitin logjikisht do të këmbehet në lekë, duke shtuar ofertën e euros në tregun e brendshëm valutor.

 

Përtej ndikimit të supozuar të Eurobondit, agjentët e këmbimit valutor ngelen të mendimit se prurjet informale të valutës vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në kursin e këmbimit.

 

Një mbiçmim i lekut në kursin e këmbimit me euron për momentin është një faktor që ndikon pozitivisht për të amortizuar presionet e jashtme inflacioniste dhe për të kufizuar përcjelljen e tyre tek çmimet finale të konsumit në vend. Rreth 55% e importeve të Shqipërisë vijnë direkt nga vendet e Bashkimit Europian, pa llogaritur këmbimet me vendet e rajonit dhe vendet e tjera europiane që kanë euron si monedhë referuese në këmbimet tregtare.

 

Ata që fitojnë nga një nënçmim i euros janë edhe huamarrësit në monedhën europiane dhe që të ardhurat e tyre i kanë në lekë. Këtu përfshihet një pjesë e madhe e portofolit të kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Ata që humbasin nga ky nënçmim janë kryesisht eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në euro. Megjithatë, në kategorinë e depozituesve humbja nga kursi mund të jetë relative, duke pasur parasysh se asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, janë të kuotuara në euro. /Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Euro Pikiate

Nga e njëjta kategori

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në malin e Milotit

më shumë...

“Po thithin tym e flakë”! Gjura bën thirrje për ndihmë: Zjarrfikësit të pajisen me mjete mbrojtëse

më shumë...

Zjarret/ Ministri: Ja ku janë situatat më problematike në rang vendi

më shumë...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja nxirret me urgjencë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:04

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me...

7:44

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me...

7:16

Lëkura portokalli dhe limoni, për çfarë shërbejnë...

6:50

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet...

6:45

Të paktën pesë të vrarë pas një...

6:44

“Po thithin tym e flakë”! Gjura bën...

6:34

Zjarret/ Ministri: Ja ku janë situatat më...

6:20

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti...

6:08

Librazhd/ Flakët “pushtojnë” Malin e Polisit, digjen...

5:48

“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra...

5:23

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit,...

5:03

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin...

4:53

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët...

4:19

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

4:06

Makina përplaset me furgonin tek “pushimi i...

3:50

Sulm me thikë në një shkollë të...

3:28

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2...

3:18

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të...

2:40

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”...

2:39

Aktivistja turke e arrestuar në Rinas mbetet...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Nisin hetimet për babain në Qipro, la vajzën 11-vjeçare vetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.