Subscribe

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e Durrësit, ku një 22-vjeçare nga Venezuela pas sherrit me një 39-vjeçar nga Shijaku brenda dhomave të një hoteli ka përfunduar mbi çadrat e një lokali.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 22-vjeçarja venezueliane Darjana Linares, është vetë hedhur nga dritarja e një hoteli, pas një sherri fizik me 39-vjeçarin Ismet Zoto.

Lexo edhe :

Related Posts

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 22-vjeçarja mësohet se jetonte në vendin tonë prej afro 1 viti. Pas një zënke që është konsumuar në katin e parë të një hoteli në qendër të Durrësit, vajza është hedhur nga dritarja dhe ka rënë sipër çadrës së një lokali që ndodhej poshtë hotelit.

Ajo ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që dëmtime ka marrë edhe 39 vjecari. Në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur transportimin e të dyve drejt spitalit dhe po mjekohen për shkak të plagëve të lehta.

Njoftimi:

Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *