Bajern i Mynih ka fituar me rezultatin 5-0 në transfertë përballë St.Paulit në transfertë, duke e çuar në 12 pikë diferencën me Dortmundin, ndërsa kanë mbetur edhe pesë javë për tu luajtur në Bundesligë.
Por me fiitoren e sotme Bajern Mynih vendosi një tjeter rekord në Gjermani, duke u bërë skuadra e parë që shënon 105 gola brenda një kampionati, duke thyer rekordin e vënë nga vetë bavarezët atë të 101 golave në sezonin e vitit 71-72.
Edhe pse nuk kishte hedhur gjithë ”artilerinë” në fushë pasi disa nga figurat kryesore Vinsent Kompani vendosi t’i ruajë për ndeshjen e së mërkurës përballë Real Madrid, bavarezët fituan me një lojë spektakolare.
Ishte Musiala ai që hapi serinë e golave në pjesën e parë, për tu pasuar më pas edhe me katër gola të tjerë në të dytën ku protagonistë ishin Goretzka, Olise, Xhekson dhe Guerrero.





