Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama:...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit...

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave...

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Ambasadori i BE dhe ai britanik takohen me Dimal Bashën, diskutojnë për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

4 Shtator 19:59

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian në Prishtinë e kanë takuar të enjten kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin, mes tjerash, kanë biseduar edhe lidhur me çështjen e konstituimit të organit ligjvënës të vendit, i cili ka nxitur polemika.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, tha se e uroi Bashën për postin e tij dhe se me të u “pajtuan” se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht sa më parë, megjithëse as Kuvendi e as Basha nuk folën për pajtueshmëri të tillë në komunikatat e publikuara pas takimit.

“U pajtuam mbi rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Hargreaves në Facebook.

Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dielën, pavarësisht se nuk u zgjodh nënkryetari i pestë dhe i fundit nga komuniteti joshumicë serb – për çfarë u kritikua nga partitë e tjera parlamentare.

Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën – tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe – ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme.

Kuvendi i Kosovës nuk dha shumë hollësi në njoftimin e tij për takimin e Bashës me ambasadorin Hargreaves dhe bisedën e tyre në lidhje me seancën konstituive, përveç asaj se kryetari e njoftoi ambasadorin “për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit”.

Ndërkohë, më vonë, Basha shkroi në Facebook se me ambasadorin “diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit”.

Hargreaves tha se shpreson që ngërçi politik të zgjidhet shpejt në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund ta vazhdojnë punën jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se bisedoi me Bashën edhe për rëndësinë e konsultimit të mirëfilltë me komunitetin serb të Kosovës, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.

Kuvendi theksoi se Basha e siguroi ambasadorin se Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të vet.

Më vonë Basha e priti në zyrën

“Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE”, thuhet në një njoftim të Kuvendit në Facebook.

Oravo, në anën tjetër, shkroi në X se me Bashën bisedoi për nevojën për të respektuar proceset kushtetuese, duke siguruar institucione gjithëpërfshirëse dhe shumetnike.

Ai shtoi se “BE-ja është këtu për të mbështetur Kosovën”, dhe se formimi i komiteteve qeveritare dhe parlamentare është kyç për avancimin e Planit të Rritjes. Bllokada politike pas zgjedhjeve të shkurtit po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, me gjithë dyshimet lidhur me konstituimin e Kuvendit, partia e Bashës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka ndër mend të vazhdojë përpjekjet për formimin e Qeverisë së re, pasi ajo pritet ta rikonfirmojë liderin e vet dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për kryeministër të vendit.

Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se një mbledhje e partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit do të mbahet të dielën e 7 shtatorit.

Pas asaj mbledhje, LVV-ja do ta dërgojë te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, emrin e Kurtit për të provuar formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse presidentja Osmani do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje.

Presidenca e Kosovës tha në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon procesin e konstituimit të Kuvendit pasi Basha e shpalli atë të përfunduar.

Ajo nuk iu përgjigj të enjten Radios Evropa e Lirë nëse janë nxjerrë përfundimet mbi procesin dhe nëse e vlerëson të konstituuar Kuvendin.

Për këtë çështje, Osmani i priti në takime Hargreavesin dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Osmani tha se, në lidhje me konstituimin e institucioneve të vendit, do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

I gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit është përcjellë me kritika për shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese.

Një vlerësim i kushtetutshmërisë nga kjo gjykatë pritet edhe për rastin e fundit të dërguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras të dy nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë./REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
dimal basha konstituimi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Qëlloi me armë ndaj të riut në lokal, kapet në Berat 35-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

më shumë...

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje për Rusinë, Ukrainën dhe Iranin

më shumë...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me malarie, një humb jetën

më shumë...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë në Tokio, autorët arratisen në 10 sekonda (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:02

Qëlloi me armë ndaj të riut në...

11:51

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë...

11:24

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës...

11:01

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis...

10:51

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2...

10:45

Kush janë dy gratë që erdhën nga...

10:26

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit...

10:24

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e...

10:22

Zjarri në malin e Shashicës vihet nën...

10:05

Dalin pamjet, Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua,...

9:59

Humb jetën i dënuari në burgun e...

9:42

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të...

9:37

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e...

9:29

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon...

9:12

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë...

9:08

Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria, mes...

8:38

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv...

8:35

Flakët përfshijnë magazinën në Elbasan, zjarrfikësit shpëtojnë...

8:12

Horoskopi i ditës, zbuloni çfarë kanë rezervuar...

8:07

Moti sot/ Reshje shiu dhe shtrëngata në...

Më të klikuarat

  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal në Tiranë, të rinj...
  • Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det për të shpëtuar çiftin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.