Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama:...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit...

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave...

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik pas rastit të parë

26 Gusht 11:01

Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit Perëndimor në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh nga Tirana ka mbërritur në terren për të evidentuar praninë e mushkonjave që transmetojnë virusin dhe për të përcaktuar masat e nevojshme të kontrollit.

Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari, banor i Lagjes 7 të qytetit të Korçës, i cili ndodhet në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Korçës. Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai po merr trajtimin mjekësor përkatës.

I moshuari dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai u paraqit në spital, ndërsa analizat laboratorike konfirmuan infektimin me virusin e Nilit Perëndimor.

Në kuadër të hetimit, mjekët kanë nisur marrjen e kampioneve të gjakut nga banorë të Lagjes 7. Mostrat do të dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë për analiza laboratorike, me qëllim evidentimin e rasteve të mundshme të tjera.

Specialistët e ISHP-së po kryejnë kontrolle në zona të ndryshme të qarkut të Korçës për të përcaktuar praninë e mushkonjës bartëse. Ekipet po kryejnë gjithashtu depistimin në vatër, ndërsa pritet ndërhyrja për dezinfektimin dhe trajtimin e zonave ku mund të evidentohen mushkonja.

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të mos shfaqë simptoma, ndërsa në raste të tjera mund të shkaktojë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në raste të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze.

Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa rezultatet e analizave dhe hetimi epidemiologjik pritet të përcaktojnë nëse ka raste të tjera dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së virusit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Ethet e Nilit ISHP

Nga e njëjta kategori

Kush janë dy gratë që erdhën nga Siri, e moshuara shkoj të kujdesej për nipin e mitur, tjetra gruaja e ish-pjesëtarit të bandës së ISIS

më shumë...

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit luftojnë me flakët për orë të tëra

më shumë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama: Një detyrim njerëzor!

më shumë...

Zjarri në malin e Shashicës vihet nën kontroll, flakët rrezikuan dy fshatra

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:51

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë...

11:24

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës...

11:01

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis...

10:51

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2...

10:45

Kush janë dy gratë që erdhën nga...

10:26

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit...

10:24

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e...

10:22

Zjarri në malin e Shashicës vihet nën...

10:05

Dalin pamjet, Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua,...

9:59

Humb jetën i dënuari në burgun e...

9:42

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të...

9:37

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e...

9:29

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon...

9:12

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë...

9:08

Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria, mes...

8:38

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv...

8:35

Flakët përfshijnë magazinën në Elbasan, zjarrfikësit shpëtojnë...

8:12

Horoskopi i ditës, zbuloni çfarë kanë rezervuar...

8:07

Moti sot/ Reshje shiu dhe shtrëngata në...

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

Më të klikuarat

  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal në Tiranë, të rinj...
  • Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det për të shpëtuar çiftin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.