E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoleshentët shkaktojnë aksidentin fatal

Një xhiro që nisi si “argëtim” me një Mercedes-Benz G-Wagon të vjedhur përfundoi në tragjedi në New Jersey, SHBA. Katër të rinj dyshohet se morën automjetin luksoz, me vlerë rreth 220 mijë dollarë, dhe u përfshinë në një ndjekje me policinë që zgjati disa orë.

Pak para orës 08:00 të së shtunës, G-Wagon-i u përplas ballë për ballë me një Hyundai në zonën pranë Route 50 dhe Third Street, në Mays Landing. Nga përplasja humbën jetën dy personat që ndodheshin në Hyundai, 54-vjeçari Robert Barr Jr. dhe 67-vjeçarja Alice Stillwell.

Reklamë

Sipas autoriteteve, automjeti i vjedhur ishte pikasur që në orën 03:40 në Longport. Një efektiv tentoi ta ndalonte, por drejtuesi dyshohet se u largua me shpejtësi. Rreth orës 07:45, policia e gjeti sërish në Hamilton Township dhe nisi ndjekjen, ndërsa kontaktin vizual me automjetin e humbi vetëm pak minuta para përplasjes fatale.

Pas aksidentit, katër të rinjtë dyshohet se dolën nga automjeti dhe tentuan të largoheshin nga vendngjarja, por u arrestuan pak më vonë. 18-vjeçari Nayshaun Brown dhe tre të mitur të tjerë përballen me akuza që lidhen me komplotin për kryerjen e një sulmi të rëndë, përdorimin e paligjshëm të automjetit dhe arratisjen nga policia.

Reklamë

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se cili prej katër të rinjve ishte në timon në momentin e përplasjes. Hetimi vijon për të përcaktuar rrethanat e sakta të vjedhjes, ndjekjes dhe aksidentit që u mori jetën dy personave.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë