E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal në Tiranë, të rinjtë nxjerrin armën gjatë sherrit, arrestohen dy persona

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mbrëmjen e 24 gushtit në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, pas një konflikti mes disa personave në një lokal Ngjarja u raportua rreth orës 22:00, ndërsa në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Indrit Kallari, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, tip “TT”. Sipas policisë, me këtë armë dyshohet se Kallari ka goditur në kokë shtetasin Arben Merkaj.

Reklamë

Indrit Kallari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Plagosja e rëndë”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 88 të Kodit Penal. Ndërkohë, në vijim të hetimeve, u arrestua edhe Arben Merkaj, i cili është personi i dëmtuar në këtë ngjarje.

Reklamë

Sipas policisë, Merkaj akuzohet për “Moskallëzimin e krimit”, pasi nuk ka treguar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Autoritetet bëjnë me dije se Kallari e ka goditur atë me qytën e pistoletës në ballë.

Në kuadër të hetimeve është sekuestruar edhe DVR-ja e lokalit ku ndodhi konflikti, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin ligjor të rastit.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë