Berisha: PD ka njerëzit e vet në terren për të mbështetur protestën dhe për të mbrojtur protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim online me qytetarët deklaroi se PD ka njerëzit e saj në terren për të mbështetur protestën e të rinjve dhe për të mbrojtur protestuesit. Ai theksoi se opozita do të qëndrojë pranë protestuesve deri në fund, duke theksuar se protesta është studentore dhe duhet të ruajë karakterin e saj.
“PD, të garantoj që i ka njerëzit e vet në terren, në protestë dhe do t’i ketë gjer ditën e fundit të fitores së saj. Për këtë nuk ka asnjë dyshim.
PD i ka njerëzit e vet në terren për të mbështetur protestën dhe për të mbrojtur protestuesit.
Kështu që nuk ndahemi ne nga kjo protestë. Protesta është studentore dhe ata që duan të bëjnë Makbethin e saj, do ta pësojnë dhe nuk do mund të luajnë rolet që luajtën në protestën tjetër.
Kjo është protesta e idealeve dhe do mbetet e tillë gjer në fund. Aty, për fat të mirë, është edhe një pjesë e shkëlqyer idealiste e atyre që protestuan 150 ditë apo më shumë. Ata janë aty.
Ka prapë midis tyre provokatorë, agjentë të policisë kriminale, ka ekstremistë të majtë të cilët janë në mision korrigjimi të Edi Ramës, por nuk mund ta dëmtojnë protestën”, tha Berisha.




