Panik i rremë për Rinasin, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron situatën: Fluturimet vijojnë sipas orarit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar lidhur me disa informacione të shpërndara në rrjetet sociale për funksionimin e aeroportit, duke i cilësuar ato si të rreme.
Në një njoftim zyrtar, aeroporti sqaron se vijon punën normalisht dhe është në funksionalitet të plotë. Sipas deklaratës, të gjitha fluturimet, si ato hyrëse ashtu edhe ato dalëse, po zhvillohen sipas kalendarit të paracaktuar.
Gjithashtu, bëhet e ditur se nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve dhe se aeroporti po vijon t’u shërbejë pasagjerëve normalisht.
Njoftimi:
AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!
Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e aeroportit, TIA sqaron se:
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën, në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar. Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport. Përkundrazi, jemi në operacionalitet të plotë, duke i shërbyer me efikasitet çdo pasagjeri.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për informacione mbi kalendarin dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe mbi funksionimin e aeroportit.
Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!




