“Nuk dorëhiqem”, analisti: Deklarata e Ramës s’është surprizë, nuk justifikohet dhuna e policisë ndaj protestuesve

Analisti Andi Tela ka komentuar zhvillimet më të fundit në vend. Protesta e studentëve që ka ndezur Tiranën, sipas tij kërkon një zgjidhje politike.
Në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin, Tela tha se dekalarata e Ramës për të mos u larguar nga pushteti nuk ishte surprizë. Ai shtoi se ky agravim i protestave, erdhi pas “heshtjes” dhe mungesës së rezultatit gjatë tubimit të “Flamingove”
“Pasdite do ketë një numër më të madh dhe mund të ndryshojnë destinacionin nga ministria drejt Kryeministrisë. Unë prisja më shumë njerëz. Por e rëndësishme është të kuptosh këta njerëz që kanë dalë në protestë. Protesta me mikrofon nuk dha më rezultat. U desh që studentët të bashkoheshin me “Flamingot”.
Në një vend që aspiron të hyjë në BE, zgjidhja politike duhet të ekzekutohet.
Kur themi që Rama nuk dorëhiqet, është një gjë që e dimë, nuk është surprizë. Situata ka arritur në një pikë të tillë, që nuk justifikon më dhunën që ushtrohet brenda 4 ditësh. Një pjesë e madhe nuk do donte të kishte dhunë ndaj biznesit privat, por djegien e kazanëve të plehrave e kanëparë kudo. Eskalimi i protrestës ng aqetësia tek një protestë e tillë ka arsyet e saj. Nuk morën asnjë zgjidhje.
Nuk mund të ecet më me dëgjime nga Facebook. Kanë vënë policinë para që tu dalë studentëve. Zgjidhje politike është një tryezë që vendos për këtë kaos të Tiranës që shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Numri i turistëve është rritur dhe është bërë më ftuese. Kërkohet një zgjidhje për gjithë këtë energji që po harxhohet kot”, tha Andi Tela për Vizion Plus




