E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 sekonda më parë
Vendi

Qëlloi me armë ndaj të riut në lokal, kapet në Berat 35-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, është arrestuar në Berat.

Në kuadër të operacioneve për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, lokalizuan në një lokal në qytetin e Beratit shtetasin B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj tij, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, në Durrës.

Si pasojë e të shtënave, F. K. ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Reklamë

Pas arrestimit, 35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë