Një nga figurat më të njohura të botës kriminale në Izrael, 40-vjeçari Yanis Yushvaev, u qëllua për vdekje në distancë të afërt jashtë një pike karburanti në Cezare të dielën. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person i veshur me kapuç iu afrua ndërtesës dhe priti që Yushvaev të dilte jashtë.
Në pamje, autori shihet duke u afruar me duart në xhepa, ndërsa Yushvaev del nga ndërtesa së bashku me dy persona të tjerë. Në momentin që grupi largohet, sulmuesi nxjerr një armë dhe qëllon Yushvaev në pjesën e pasme të kokës, para se të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Yushvaev ishte i njohur për autoritetet izraelite dhe ishte arrestuar disa herë nën dyshimin për përfshirje në krime të dhunshme, përfshirë të shtëna me armë, sulme me granata dhe zjarrvënie automjetesh. Megjithatë, ai nuk ishte dënuar asnjëherë. Në nëntor, policia e kishte përshkruar si drejtues të një bande kriminale të përfshirë në konflikte të përgjakshme.
You don’t get a Pro hit on very offen. Israeli Mobster Yanis Yushayev getting assasinated. Things to notice: Attacker is very calm, rumor has it he was wearing a movie grade face mask. Glock with 30 round magazine, so someone was ready to throw shade.# Used only one shot and…
— klsparrow (@klsparrow2) August 24, 2026
Pas sulmit, 40-vjeçari u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Shërbimet e emergjencës thanë se ai kishte plagë të rënda dhe nuk kishte puls apo frymëmarrje. Policia e cilësoi ngjarjen si vrasje dhe nisi një operacion të gjerë për kapjen e autorit, duke ngritur postblloqe dhe duke përdorur edhe një helikopter.
Sipas raportimeve në rrjetet sociale, atentatori dyshohet se kishte përdorur një maskë silikoni tepër realiste për të fshehur identitetin. Më pas, ai dyshohet se u largua me një automjet që rreth 12 minuta më vonë u gjet i braktisur dhe i djegur në një qytet aty pranë.
Yushvaev ishte drejtues i një grupi kriminal me lidhje me komunitetin hebre me origjinë nga Kaukazi, sipas policisë izraelite. Krahas aktivitetit të dyshuar kriminal, ai zotëronte edhe një restorant dhe e kishte përshkruar veten publikisht si një “biznesmen të ligjshëm”, duke thënë se pasuria dhe mënyra e tij e jetesës, përfshirë drejtimin e një Bentley, tërhiqnin vëmendjen e policisë.
/vizionplus.tv





