E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Zgjedhjet/ Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore fiton deri në 140 mandate

Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiç.

Reklamë

“Ne kemi rreth 1.720.000 vota, ndërsa ata rreth 2.200.000”, shtoi ai.

Partia Përparimtare Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.