Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin...

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave për azilkërkuesit

26 Gusht 08:38

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara,Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat për biznes dhe turizëm të shtetasve të huaj që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.

Ende nuk është bërë e ditur se sa viza do të preken, por sipas vlerësimeve të Associated Press, që u referohen dokumenteve të Departamentit të Shtetit dhe dy zyrtarëve amerikanë, ky numër mund të shhkojë deri në 200.000. Nëse zbatohet kjo, ky do të ishte revokimi më masiv i vizave që kka ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së.

Çfarë tha Departamenti i Shtetit për revokimin e vizave?
Departamenti i Shtetit pritet t’i njoftojë revokimet në javët e ardhshme. Fjala është për të ashtuquajturat viza B1 dhe B2 të lëshuara gjatë periudhës 2016–2026 për persona që kanë kërkuar ose po kërkojnë aktualisht azil. Këto viza lëshohen përgjithësisht për udhëtime pune, turizëm, vizita familjare ose trajtim mjekësor.

“Ne po bashkëpunojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) për të identifikuar dhe revokuar vizat e shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara duke deklaruar se janë vizitorë afatshkurtër, por më pas kanë paraqitur kërkesë për azil për të qëndruar këtu në mënyrë të përhershme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, duke iu referuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ai nuk pranoi të jepte një numër të saktë, duke thënë se numri “mbetet dinamik dhe mund të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme”.

Jo domosdoshmërisht dëbim
Zyrtarët thanë se revokimi i vizave nuk do të çonte domosdoshmërisht në dëbim të menjëhershëm. Sipas zyrtarëve që folën për Associated Press në kushte anonimiteti, shumica e personave me kërkesa për azil ende në shqyrtim do të rikategorizohen dhe do të humbasin statusin e tyre si udhëtarë për qëllime biznesi ose turizmi.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, e kritikoi përdorimin e vizave turistike dhe atyre të biznesit si një rrugë për paraqitjen e kërkesave për azil.

“Njerëzit në SHBA dhe në të gjithë botën janë ngopur me kërkesat e rreme për azil”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X, duke shtuar: “Azili nuk është menduar të jetë një rrugë anësore për të shmangur ligjin e imigracionit.”

Aplikantëve për vizat B1 dhe B2 aktualisht u kërkohet të deklarojnë se nuk do të kërkojnë azil dhe të dëshmojnë se kanë ndërmend të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mbetet e paqartë se sa nga mbajtësit aktualë të vizave kanë paraqitur realisht kërkesë për azil./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Azilkërkuesit SHBA Viza

Nga e njëjta kategori

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën

më shumë...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin me qindra miliardë euro

më shumë...

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina e njohur vuan nga mungesa e rrugëve

më shumë...

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht të Maliqit, flakët vihen nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:29

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër,...

3:15

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende...

2:58

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina...

2:38

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht...

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.