E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dalin pamjet, Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua, ja si u arrestua nga Policia e Tiranës dhe RENEA (VIDEO)

Dalin pamje nga operacioni për arrestimin e Ylli Zallës, i cili, ndryshe nga pretendimet e avokatit të tij se ishte vetëdorëzuar, rezulton se është mbajtur nën vëzhgim nga Policia e Tiranës deri në momentin e prangosjes.

Sipas pamjeve të siguruara, Zalla shfaqet duke lëvizur në zonë me një kallashnikov në krah. Arma iu sekuestrua gjatë operacionit, së bashku me tre karikatorë.

Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë ndjekur lëvizjet e të shumëkërkuarit përmes një operacioni survejimi, ku është përdorur edhe dron i teknologjisë së lartë “Bayraktar”.

Reklamë

Pas lokalizimit dhe ndjekjes së tij, në operacion u angazhuan edhe forcat speciale RENEA, të cilat bënë të mundur arrestimin e Ylli Zallës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë