Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/...

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër të hakerëve,...

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri në 50%...

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset jo vetëm...

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i avionit transportues...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeçares në Greqi, e bija e autorit rrëfen bisedën e fundit

25 Gusht 18:27

Kanë dalë dëshmi të reja mbi vrasjen e 45-vjeccares shqiptare Julieta Obzova në Nea Smyrni të Greqisë, nga i dashuri i saj,  48-vjeçari Altin Allmuça.

Mediat greke kanë zbuluar lëvizjet e autorit 48-vjeçar, kërcënimet që dyshohet se i kishte bërë viktimës, si dhe bisedën e fundit me vajzën e tij, pak para se të shkonte në banesën e gruas.

Persona nga rrethi familjar si i viktimës, ashtu edhe i 48-vjeçarit, kanë folur për herë të parë për momentet që i paraprinë tragjedisë. Ndërkohë, një bisedë mes autorit dhe vëllait të 45-vjeçares, disa ditë para krimit, sjell detaje të tjera mbi marrëdhënien mes tyre.

E tronditur, vajza e Altin Allmuçës, në një intervistë për MEGA tha se, pavarësisht humbjes së të atit, nuk mund të anashkalojë krimin që ai kreu dhe pasojat që pati për familjen e 45-vjeçares.

“Jam e tronditur nga e gjithë kjo që ka ndodhur. Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë. Ai është babai im dhe do të më mungojë, kam humbur babain tim, por nga ana tjetër nuk mund të anashkaloj faktin që ka bërë një të keqe, që u bë vrasës. I mori jetën një njeriu dhe i mori nënën një vajze të moshës sime”, u shpreh ajo.

Vajza tha se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se nuk mban përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Unë jam shumë keq psikologjikisht për gjithë këtë situatë. Nuk kam asnjë përgjegjësi dhe ndjej dhimbjen edhe të vajzës tjetër. Në thelb, ne jemi viktimat. Do të doja që e gjithë kjo histori të përfundonte këtu, të qetësoheshim dhe të respektonit dhimbjen tonë, në mënyrë që secili të mund të vajtonte njerëzit e dashur në mënyrën e vet”, tha ajo.

Kërcënimet që kishte marrë 45-vjeçarja, Julieta Obzova

Të afërmit e të dyja palëve vijojnë të jenë të tronditur nga ngjarja. Një mikeshë e 48-vjeçarit ka treguar për MEGA gjendjen e vajzës së tij, e cila, sipas saj, po përballet me vështirësi të mëdha pas asaj që ndodhi.

“Vajza është tronditur shumë. Nuk e kishte menduar kurrë se babai i saj do të bënte diçka të tillë. Pyet veten se si do të jetojë me këtë njollë, pasi, në fund të fundit, ajo është vajza e një vrasësi”, tha ajo.

Nga ana tjetër, një e afërme e Julieta Obzovës pretendon se Altin Allmuça e ndiqte sistematikisht gruan gjatë periudhës së fundit.

“Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, e gjente përballë”, tha ajo.

Sipas dëshmisë së saj, kërcënimet ndaj 45-vjeçares ishin bërë gjithnjë e më të shpeshta. Madje, Altin Allmuça dyshohet se i kishte dërguar një fotografi me armë, të shoqëruar me kërcënime se do ta vriste atë dhe më pas do të vriste veten.

“I kishte dërguar një fotografi me armën në kokë dhe i kishte thënë: ‘Do të të vras dhe do të vetëvritem’. Të gjithë i sugjeruam të shkonte në polici. Nuk e di përse nuk shkoi”, tha nusja e viktimës.

45-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me Altin Allmuçën pasi kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Sipas dëshmive, pas këtij momenti sjellja e tij dyshohet se ndryshoi dhe jeta e gruas u bë gjithnjë e më e vështirë.

Takimi që nuk u zhvillua kurrë me vëllain e 45-vjeçares

Disa ditë para vrasjes, Altin Allmuça dyshohet se tentoi të takohej me vëllain e 45-vjeçares, me pretendimin se donte të diskutonte për atë që kishte ndodhur mes tij dhe motrës së tij.

Sipas MEGA-s, dialogu mes tyre ishte:

Altin Allmuça: “Dua të takohemi për një kafe, të flasim.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Të flasim për çfarë?”

Altin Allmuça: “Për atë që po ndodh me motrën tënde.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Nuk mendoj se ka nevojë të takohemi vetëm ne të dy…”

Altin Allmuça: “Mirë o burrë, nuk do të vritemi, do të pimë vetëm një kafe.”

Vëllai i 45-vjeçares: “Më mirë lëre. Ta mbyllim këtu.”

Fjalët e fundit për vajzën

Sipas dëshmive të bëra publike, lëvizjet e 48-vjeçarit  Altin Allmuça gjatë natës para krimit duket se tregojnë se ai mund ta kishte përgatitur aktin.

Mikesha e tij ka treguar se, para se të largohej drejt banesës së 45-vjeçares Julieta Obzova, ai u takua me vajzën dhe i foli në një mënyrë që e bëri atë të kuptonte se mund të ishte hera e fundit që po e shihte.

“U takua me vajzën e tij dhe i tha: ‘Të dua shumë. Je jeta ime. Por më ke lënduar sepse nuk më ke mbështetur. Doja të ishe pranë meje dhe mund të mos më shohësh më. Do të jetë hera e fundit që më sheh’”, tregoi ajo.

Më pas, 48-vjeçari u kthye në shtëpi, zgjoi bashkëshorten dhe i dha para, duke i kërkuar të kujdesej për vajzën e tyre.

“U kthye në shtëpi rreth orës katër. Zgjoi gruan dhe i tha: ‘Eja këtu’. La disa para dhe i tha: ‘Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe dua të kujdesesh për fëmijën, për fëmijën si për sytë e tu’. Filloi të qante, u ngrit dhe u largua”, tregoi mikeasha e tij.

Pak më vonë, 48-vjeçari dyshohet se shkoi pranë pallatit ku banonte 45-vjeçarja dhe priti që ajo të dilte.

Kur gruaja u shfaq, ai sipas informacioneve të publikuara, e detyroi të gjunjëzohej përpara se ta qëllonte me armë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Greqi Shqiptarja Vizion Plus Vrasja

Nga e njëjta kategori

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

më shumë...

Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike, ja afatet

më shumë...

Mjekët: Jo alarm për Virusin e Nilit. I moshuari i vetëm i prekur në Korçë është në gjendje stabël

më shumë...

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale dhe negociatat me BE-në do të dominojnë sezonin e ri 

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

4:22

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:10

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për...

4:04

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

3:51

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive:...

3:40

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili,...

3:22

Hapet thirrja për 300 kredi me 0%...

3:20

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të...

3:12

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.