E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon ankimimin, lë në qeli Ermal Beqirin

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në burg në Francë. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit në Nîmes.

Mediat franceze raportojnë se Beqiri i kishte kërkuar gjykatës lirimin me kusht, me argumentin se po mbahej padrejtësisht në burg, ndërsa ndaj tij ka edhe një kërkesë nga SPAK për ekstradim.

Reklamë

Ndërkohë, Prokuroria kundërshtoi lirimin e biznesmenit, me arsyetimin se burimet e tij dhe licenca e pilotit do t’i lejonin atij t’u shmangej shpejt autoriteteve.

Gjatë fjalës së tij, Beqiri ka deklaruar se ka shkuar në Francë që në moshën 16-vjeçare dhe se, nëse do të duhej të fshihej, do të ishte larguar drejt Dubait.

Reklamë

“Arrita në Francë në moshën 16 vjeç, kam familjen time të dytë këtu. Po, lëviz shumë, në Turqi, Slloveni, Francë… Mund të kisha shkuar kudo, madje edhe në Dubai, por e dua Francën. Edhe nëse nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, as më të mirin për taksat…”, tha Beqiri gjatë fjalës së tij në seancë.

Përballë autoriteteve franceze, më 27 korrik, Beqiri ka deklaruar se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se, në momentin kur kaloi mbi central, ishte duke folur në telefon me nënën e tij.

Kujtojmë se Beqiri është shpallur në kërkim në Shqipëri për disa akuza që lidhen me mashtrim dhe grup të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes “AKSHI”. Sipas autoriteteve shqiptare, ai dyshohet se ka pasur rol në një skandal të gjerë korrupsioni të lidhur me tenderë të manipuluar, me vlera që arrijnë në miliona euro, thuhet në artikullin e mediave franceze.

Vazhdo të lexosh

Reklamë