Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore,...

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi...

NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane...

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të...

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

“Zeqiri e mësoi të bëhet burrë”, Shabani tjetër “shuplakë” Lapajt: Kur nuk mbani ai përgjegjësi për vjehrrin, pse duhet të mbaj unë për dajën

16 Korrik 19:01

Endrit Shabani, kreu i Nisma Thurje, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, ku i përgjigjet sërish Adriatik Lapajt, bashkëkryetarit të koalicionit “ Nisma Shqiëpria Bëhet”, pasi ky i fundit e akuzoi për pabesi, pasi Zeqir Kordhoni iu drejtua KQZ për të marrë mandatin e fituar në shtator nga koalicioni nëse do t’i vijë radha.

Në reagimin e dytë Shabani thekson se i vjen keq për deklaratën e nxituar të Lapajt, duke shtuar se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për dajën e tij, një burrë 60-vjeçar.

Lexo edhe :

Related Posts

Kordhoni kërkoi mandatin në KQZ, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit dhe dajës së tij: Nuk do të bëhen deputetë
Zeqir Kordhoni letër KQZ-së: Dua të marr mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”
“Nuk do e marrin mandatin”, Shabani ironi me Adriatik Lapajn, i përgjigjet me poezi

Sipas Shabanit reagimi i Zeqirit dhe i të tjerëve vjen pasi vetë Lapaj nuk e mbajti fjalën, pasi ishte po ai që pati deklaruar para zgjedhjeve se nëse koalicioni fiton vetëm 1 mandat, nuk do të ishte ai që do e merrte, por i dyti më i votuar.


Postimi i Shabanit:

𝐊𝐞𝐪𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐓𝐢𝐤𝐮𝐧!

Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.

Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.

𝐄 𝐩𝐚𝐫𝐚, 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐚𝐥𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐍𝐢𝐬𝐦𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐁ë𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐪ë𝐧ë 𝐤𝐮𝐫𝐫ë 𝐢 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐤𝐮𝐭. Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!

Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota.  Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.

Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!

𝐄 𝐝𝐲𝐭𝐚, 𝐙𝐞𝐪𝐢𝐫𝐢 𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐓𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐛𝐮𝐫𝐫ë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.

Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.

Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.

𝐄 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐚, 𝐧ë𝐬𝐞 𝐓𝐢𝐤𝐮 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐯𝐣𝐞𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐩ë𝐫𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣 𝐮𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐝𝐚𝐣ë𝐧 𝐭𝐢𝐦? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.

Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!

Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, vendosi të mos kthehej mbrapsh.

Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.

Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
lapaj shabani Shuplake Vizion Plus zeqiri

Nga e njëjta kategori

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore, pak javë pasi u sulmuan nga Irani

më shumë...

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga tribuna

më shumë...

NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania: Evropa tani të investojë më shumë në mbrojtje!

më shumë...

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë hakmarrjeje, reagon Gjermania

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.