Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, ka reaguar me ironi pas deklaratës së bërë nga bashkëkryetari i koalicionit “Nisma Shqipqëria Bëhet” Adriatik alpaj, i cili akuzonte Shabanin dhe dajën e tij Zeqir Kordhoni për mosmbajtje fjale, pasi ky i fundit i ka kërkuar KQZ-së t’i japë mandatin e fituar në 11 maj nëse i vjen radha.
Pas akuzave të forta për pabesi e për shkelje të fjalës nga ana e Lapajt, Shabani ka postuar në Facebook një poezi të Kiço Spirit “Mora pushkën dola malit”, për t’i thënë (ish) mikut të tij se tani e kuptoi që qënkan bërë armiq, pasi nuk e dinte.
Lexo edhe :
Related Posts
Postimi i Shabanit:
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë.
Pak më parë në një status në Facebook, Lapaj theksonte se Shabani dhe daja i tij nuk do e marrin mandatin duke lënë të nënkuptohej se ai që do të shkojë në Kufend në shtator do të jetë kandidat i forcës “Shqipëria Bëhet”.
Postimi i Lapajt:
Reagimi i Lapajt erdhi pasi ditën e sotme Zeqir Kordhoni iu drejtua me një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku theksonte se do të merrte mandatin nëse i vjen radha, pasi ai është renditur i nënti në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës.







