Turkja e arrestuar më 4 gusht të këtij viti në Rinas do të vazhdojë të qëndrojë në burg pa afat edhe me vendim të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm.
Ajo u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke.
Julide Yazici, 32 vjeçare është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Stambollit për pjesëmarrje në organizatë terroriste me 4 vjet e 2 muaj heqje lirie.
Sipas autoriteteve vendase ajo ka mbështetur protesta në mbrojtje të të drejtave të kurdëve, por ka fituar azil politik në Francë.





