Turizmi në Shqipëri vijon të ketë rritje, duke e kthyer vendin tonë në një destinacion të preferuar gjatë gjithë vitit.
Vetëm në muajin janar, mbi 560 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, një shifër kjo 14.5% më e lartë se e një viti më parë dhe gati trefishi i asaj të katër viteve më parë.
Kjo rritje tregon se turizmi sezonal është lënë pas, duke hapur një kapitull të ri për turizmin e qëndrueshëm.
Vizitorët tashmë po eksplorojnë jo vetëm bregdetin, por edhe bujtinat tradicionale, shtigjet malore, majat e larta, qytetet historike, muzetë dhe kështjellat. /vizionplus.tv





