Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne, do ta...

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e një marrëveshjeje...

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç...

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

Rusia me ligj të ri, burg për personat që...

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2 mln euro

Putin mesazh Perëndimit: Nëse kapni anijet ruse, ne do...

Trump “suprizohet me një dhuratë” nga Putin, ish-marinsi amerikan...

“Trump do sulmohej me raketa tokë-ajër”, New York Times...

Vokshi akuza Ramës: Po fsheh shfrytëzimin çnjerëzor të stafit shëndetësor

6 Prill 11:07

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon mjekët dhe infermierët.

 

Në një postim në “Facebook”, Vokshi shkruan se Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për numrin e anëtarëve të personelit shëndetësor të infektuar me COVID-19.

 

“Kryeministri me propagandën hipokrite ndaj mjekëve dhe infermierëve po fsheh shfrytëzimin çnjerëzor të tyre. 1. Numri i mjekëve dhe infermierëve të prekur nga COVID-19 rritet çdo ditë. Shqipëria zë vendin e parë në botë për numrin e personelit mjekësor të infektuar me koronavirus, 14%, duke lënë pas edhe Italinë dhe vendet e tjera të prekura nga pandemia. 2. Një mjeke denoncoi publikisht autoritetet shëndetësore se i kishin refuzuar kërkesën për të bërë analizën COVID-19, kur ajo u kishte referuar kolegëve simptomat e virusit. Disa herë kishte telefonuar 127-ën, për të kërkuar një tampon. Por siç duket 127-a nuk bën analiza pa pëlqimin e “babës…!”

 

Vokshi shprehet se personeli i laboratorit është lënë gjithashtu pa asnjë masë mbrojtëse, duke u pajisur me veshjet mbrojtëse vetëm për “foto dhe video”. Sipas saj, tamponi është më i shtrenjtë se jeta e një mjekeje, infermiereje, apo qytetari.

 

“3. Para disa ditësh, Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT rezultoi pozitiv me COVID-19. Prej disa ditësh kolegët e tij të laboratorit ne të cilët ka qenë në kontakt me të, kërkojnë të bëjnë analizën për të mësuar nëse janë prekur ose jo edhe ata. Por autoritetet refuzojnë duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve të tyre dhe të dhjetra pacientëve, që ju nënshtrohen analizave në këtë laborator për shërimin e plotë ose jo nga koronavirusi. Personeli i laboratorit është lënë gjithashtu pa asnjë masë mbrojtëse. Ata janë pajisur me veshjet mbrojtese vetëm një ditë sa për fotot dhe videot e urdhëruara nga ministrja e propagandës shëndetësore.”

 

Ish-deputetja nënvizoi se në PD vijnë çdo ditë dhjetëra mesazhe e telefonata nga mjekë, infermierë që qëndrojnë të sëmurë me ditë të tëra dhe që braktisen nga shteti.

 

“Po, nëse personeli mjekësor sëmuret, a e di Rama të thotë kush do t’i bëjë analizat në laborator? Kush do të shërbejë, mjekojë e kujdeset për pacientët? 4. Në PD vijnë cdo ditë dhjetëra mesazhe e telefonata nga mjekë, infermierë që qëndrojnë të sëmurë me ditë të tëra, në shtëpitë e tyre të izouar, të frikësuar për familjarët e tyre e të braktisur nga shteti që ju refuzon edhe tamponin. A e di Rama dhe ministrja e tij e Shëndetësisë se sa janë dhjetëra mjekët dhe infermierët që qëndrojnë në shtëpi me qera e në hotele për të mbrojtur familjarët e tyre nga infektimi? Sot, mjekë e infermiere janë krejt të pambrojtur. Për Kryeministrin, mjekë e infermierë janë thjesht numra, ata i shërbejnë për propagandë. Por #propaganda nuk mbron jetë. Përkundrazi, në këtë situatë, rrezikon jetë. Nëse nuk mbrojmë jetën dhe shëndetin e stafit mjekësor, rrezikohet jeta dhe shëndeti i çdo qytetari.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Albana Vokshi koronavirus Mjeket tampone

Nga e njëjta kategori

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës

më shumë...

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

më shumë...

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

më shumë...
Joan Zuko dhe Kristjan Sterjo

Vrau shokun me kallash, Kristajn Sterjo i qetë në Gjykatë: Jam penduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:14

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne,...

2:04

Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, reagon presidentja...

1:40

Tensione mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së...

1:18

Onkologjia shkon më pranë pacientit, rikualifikohet njësia...

1:14

Riaktivizohet në mesnatë vatra e zjarrit në...

1:02

U hodh nga shkëmbi në det, dëmtohet...

12:57

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e...

12:32

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët...

12:04

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër,...

11:59

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten...

11:42

“Mos na merrni ujin!” Banorët e Burimasit...

11:26

Rusia me ligj të ri, burg për...

11:20

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2...

10:59

Zjarri përpin banesën në Libohovë të Gjirokastrës,...

10:55

Qëlluan me armë në drejtim të kushëririt...

Joan Zuko dhe Kristjan Sterjo
10:51

Vrau shokun me kallash, Kristajn Sterjo i...

10:50

Risi në aeroportin e Rinasit për nënat...

10:46

65-vjetori i shërbesës së Patriarkut Vartholome, Kryepiskopi...

10:36

Putin mesazh Perëndimit: Nëse kapni anijet ruse,...

10:19

Trump “suprizohet me një dhuratë” nga Putin,...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.