Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç...

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

Rusia me ligj të ri, burg për personat që...

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2 mln euro

Putin mesazh Perëndimit: Nëse kapni anijet ruse, ne do...

Trump “suprizohet me një dhuratë” nga Putin, ish-marinsi amerikan...

“Trump do sulmohej me raketa tokë-ajër”, New York Times...

Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në...

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte...

“Mos na merrni ujin!” Banorët e Burimasit kundër projektit për Zvezdën, përplasen me Ujësjellësin e Korçës

12 Gusht 11:42

“Mos na merrni ujin!”, me këtë thirrje, banorët e fshatit Burimas në Maliq kanë dalë në protestë, duke bllokuar rrugën hyrëse të fshatit. Ata kanë ndaluar mjetet e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Korçës.

Shkak i protestës është një projekt për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit fqinj, Zvezdë. Banorët e Burimasit kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i fshatit të tyre, duke argumentuar se kjo mund të ndikojë në furnizimin e tyre me ujë.

Për banorët, zgjidhja është që investimi për Zvezdën të realizohet pa prekur burimin e ujit të Burimasit.

“Për momentin ne kemi ujë dhe do t’i falemi Zotit për natyrën që na ka dhënë. Nuk na dha as bashkia as ujësjellësi. Ne protestojmë sepse duam të mbrojmë ujin. Kërkojnë të na i marrin edhe këtë ujë dhe t’ia japin fshatit Zvezdë. Jemi ngritur dhe do ngrihemi, do vijojmë ta kërkojmë me forcën më të madhe që të mos e marrin ujin”, thotë një banore.

“Ne jemi mbledhur për punën e ujit. Kemi vuajtur 20 vjet për ujë. Tani që kemi ujë 24 orë duan të na i marrin”, thotë një banor.

Nga ana tjetër, të kontaktuar , përfaqësues të Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në Korçë shprehen se projekti i ri, tashmë i miratuar, parashikon që një pjesë e konsiderueshme e zonës do të furnizohet me ujë të pijshëm.

Sipas tyre, ndërhyrja bëhet në kuadër të projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë të banorëve të Zvezdës dhe jo vetëm, një problem i kahershëm që pritet të marrë zgjidhje së shpejti për zonën e Maliqit.

Edhe gjatë vitit të kaluar, banorët e Zvezdës kanë protestuar, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm.

Ndërsa sot, konflikti është zhvendosur në Burimas, ku banorët thonë se nuk do të lejojnë që zgjidhja e problemit të Zvezdës të bëhet duke cenuar ujin e tyre të pijshëm.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
burimas proteste uje

Nga e njëjta kategori

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës

më shumë...

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

më shumë...

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

më shumë...

Rusia me ligj të ri, burg për personat që ofendojnë Putin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:32

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët...

12:04

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër,...

11:59

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten...

11:42

“Mos na merrni ujin!” Banorët e Burimasit...

11:26

Rusia me ligj të ri, burg për...

11:20

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2...

10:59

Zjarri përpin banesën në Libohovë të Gjirokastrës,...

10:55

Qëlluan me armë në drejtim të kushëririt...

Joan Zuko dhe Kristjan Sterjo
10:51

Vrau shokun me kallash, Kristajn Sterjo i...

10:50

Risi në aeroportin e Rinasit për nënat...

10:46

65-vjetori i shërbesës së Patriarkut Vartholome, Kryepiskopi...

10:36

Putin mesazh Perëndimit: Nëse kapni anijet ruse,...

10:19

Trump “suprizohet me një dhuratë” nga Putin,...

Viktima Joan Zuko
10:17

Vrau shokun për një vajzë, lihet në...

10:10

Zjarri mbi fshatin Sinicë vihet nën kontroll,...

10:08

“Trump do sulmohej me raketa tokë-ajër”, New...

9:46

Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm...

9:38

Përkeqësohet situata në Lurë, terreni dhe era...

9:18

Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra zjarri në...

9:10

Vrau shokun e fëmijërisë me kallash, del...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.