Shqipëria në majën e skive botërore, Lara Colturi nuk njeh rivalë

Lara Colturi vazhdon të mahnisë botën e sportit! Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka arritur një tjetër rezultat fantastik, duke u renditur në vendin e dytë në garën e Slalomit në Levi të Finlandës, e vlefshme për Kupën e Botës në Ski Alpinizëm?
Gara u fitua nga gjermania Emma Aicher, e cila regjistroi kohën 1:52.62, ndërsa Colturi e mbylli konkurrimin me kohën 1:53.05, vetëm 43 të qindtat më shumë. Podiumi u plotësua nga austriakja Katharina Truppe.
Ky është podiumi i dytë radhazi për 19-vjeçaren shqiptare në nisje të sezonit 2026-2027, pasi vetëm pak javë më parë ishte renditur gjithashtu e dyta në garën e Slalomit Gjigant në Sölden të Austrisë.
Rezultati në Finlandë ka edhe një rëndësi të veçantë për renditjen e përgjithshme. Colturi ka grumbulluar 160 pikë dhe ndan kreun e Kupës së Botës me Emma Aicher, pas dy garave të para të sezonit.
Një nisje fantastike për skiatoren kuqezi, e cila po konfirmohet si një nga emrat më të rëndësishëm të skive alpine në arenën ndërkombëtare. Shqipëria ka arsye të mëdha për të ëndërruar.




