E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Maran ndryshon formacionin kundër Bjellorusisë, ja kush e merr vendin e Muçit

Shqipëria pritet të zbresë me dy ndryshime në formacionin titullar përballë Bjellorusisë, në sfidën e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Sipas raportimeve në prag të ndeshjes, Arbër Hoxha pritet të marrë vendin e Ernest Muçit, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në përballjen e fundit ndaj Finlandës.

Ndryshimi tjetër pritet të jetë në mesfushë, ku Juljan Shehu do të zëvendësojë Ylber Ramadanin, i cili mungon për shkak të pezullimit nga kartonët.

Trajneri Rolando Maran pritet t’i qëndrojë skemës 3-4-2-1, duke ruajtur pjesën tjetër të strukturës së skuadrës që ka përdorur në ndeshjet e fundit.

Reklamë

Kështu, Hoxha dhe Shehu pritet të kenë një mundësi të rëndësishme për të treguar vlerat e tyre në një sfidë me shumë peshë për kuqezinjtë.

Shqipëri-Bjellorusi luhet sonte në orën 18:00, në Budapest, me Kombëtaren që kërkon të sigurojë vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.