EMRAT/ Kush triumfoi në garat 10 dhe 21 kilometra në Maratonën e Tiranës

Janë shpallur fituesit e garave 10 dhe 21 kilometra në Maratonën e Tiranës, si për meshkuj, ashtu edhe për femra. Dmytro Didovodiuk dhe Elizabeta Marku zunë vendet e para në garën 10 kilometra, ndërsa Bledar Mesi dhe Redia Dauti triumfuan në distancën 21 kilometra.
Në garën 10 kilometra për meshkuj, vendin e parë e zuri Dmytro Didovodiuk, i ndjekur nga Aiden Jakubic në vendin e dytë dhe Andi Dibra në të tretin.
Te femrat, fituese e garës 10 kilometra u shpall Elizabeta Marku, ndërsa Evis Dhana u rendit e dyta dhe Vjola Nuro e treta.
Në gjysmëmaratonën 21 kilometra për meshkuj, vendin e parë e fitoi Bledar Mesi, i ndjekur nga Tirron Mamusha në vendin e dytë dhe Malvin Nikolla në të tretin.
Ndërkohë, në garën 21 kilometra për femra, në vendin e parë u rendit Redia Dauti, e ndjekur nga Kristina Pura në vendin e dytë dhe Stefania Grasselli në vendin e tretë.




