E mërkurë, 14 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 15 minuta më parë
Bota

Putin mesazh Perëndimit: Nëse kapni anijet ruse, ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar NATO-n se po zgjeron praninë e saj në rajonin Azi-Paqësor dhe se po rrit tensionet në Arktik.

Deklaratat u bënë të mërkurën gjatë vizitës së tij në ishullin Sahalin, në Lindjen e Largët të Rusisë, ku po zhvillohen stërvitje ushtarake.

Reklamë

Putin tha se Moska po vëren përpjekje nga disa shtete për të kufizuar lëvizjen e anijeve ruse. Ai paralajmëroi se Rusia do të “përgjigjet në të njëjtën mënyrë” nëse vendet perëndimore konfiskojnë anije tregtare ruse.

Presidenti rus e cilësoi konfiskimin e anijeve ruse nga vendet e Bashkimit Evropian si “pirateri”, duke rritur më tej retorikën e përplasjes mes Moskës dhe Perëndimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë