E mërkurë, 14 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 29 minuta më parë
Bota

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2 mln euro

Bashkimi Evropian do të sigurojë 2 milionë euro për Kolumbinë për të mbështetur zonat më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës që goditi vendin të dielën. Lajmin e bëri të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur”, deklaroi von der Leyen.

Reklamë

Sipas saj, Kolumbia ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, përmes të cilit 27 shtetet anëtare mund të bashkojnë burimet dhe kapacitetet e tyre për t’i ofruar ndihmë vendit të prekur.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë ka shkaktuar të paktën 216 viktima dhe ka plagosur qindra persona. Ndër qytetet më të goditura janë Cali, Pereira, Manizales dhe Quibdo, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Reklamë

BE-ja ka mobilizuar gjithashtu sistemin satelitor Copernicus për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga katastrofa.

Ndërkohë, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka shprehur solidaritetin e Evropës me popullin kolumbian, duke theksuar mbështetjen e BE-së “gjatë këtyre kohërave të vështira”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë